Në Qendrën Rinore të Malishevës përurohet kabinetin e IT-së me pajisjet e reja
15 gusht 2019
| 11:29
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar të enjten Qendrën Rinore të Malishevës.
Ai së bashku me të rinjtë dhe vullnetarët e kësaj shtëpie rinore përuruan kabinetin e IT-së me pajisjet e reja, të cilat janë donacion i Ministrisë së Rinisë për të rinjtë e Malishevës.
“Investimet në fushën e rinisë janë investime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Gashi.
/Epoka e re/