
Në qeverinë e Hotit, këta do të jenë ministrat e AAK-së
24 prill 2020
| 09:40
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka konfirmuar zyrtarisht se do ta përkrahë formimin e qeverisë së re dhe se do të hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, tregoi për Telegrafin se kush pritet të jenë ministrat e ardhshëm të kësaj partie. “Në kryesinë e ngushtë, unanimisht janë përkrahur: Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj. Por, duhet t’i votojë Këshilli Drejtues”, ka thënë Lekaj.