Në Qeverinë e Kosovës ka pozitë të zyrtarit për fotokopje

30 korrik 2018 | 19:23

Përpjekja për të punësuar njerëz me ose pa meritë në institucionet e Kosovës ka bërë që shpesh të shpiken pozita të cilat nuk do të duhej të ekzistonin.

Është dukur si hajgare pozita e zyrtarit për fotokopje – megjithatë, kjo pozitë ekziston në organogramin e Qeverisë së Kosovës.

Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se derisa Qeveria po punon në hartimin e projektligjit për zyrtarët shtetërore, ka hasur në pozita të ndryshme.

Një ndër ato, siç ka treguar Tahiri në “Frontal”, në televizionin T7, është ajo e zyrtarit për fotokopje.

Mirëpo, ai ka thënë që pozita të tilla kanë mbetur që nga koha e UNMIK-ut, dhe të njëjtat nuk ka pasur vullnet që të hiqen.

Në krejt institucionet e Kosovës numri i të punësuarve është 81 mijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me sipërmarrësin e…