‘Në qeverisjen e Kurtit, asnjë njohje. Diplomacia është kthyer në krijim të degëve partiake në diasporë’
16 dhjetor 2023
| 21:18
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se në qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova nuk e mori asnjë njohje dhe, sipas tij, sot Kosova nuk ka as politikë të jashtme, as ministri dhe as diplomaci.
“Këtë muaj ishte përvjetori i njohjes së Singaporit, ku kjo njohje është marr falë një politike të jashtme të suksesshme të Kosovës, pas disa vizitave në Singapor dhe duke ndjekur hap pas hapi, sikurse tregon ky dokument i komunikimit diplomatik të vitit 2016 në mes të MPJ-së së Singaporit dhe Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se diplomacia e Kosovës është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë sot.