Në QKUK dhe në shtatë spitalet e përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

08 korrik 2020 | 13:07

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se bazuar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe në shtatë spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe dy raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre dy të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 raste të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.

Në spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuar me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në Gjilan 5 raste, në spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri një rast.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë raportimit në komision për…