Në QKUK kryhet një operacion i rrallë
29 tetor 2019
| 12:54
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare, me metoda bashkëkohore, pa ndonjë komplikim, mjekët kanë kryer një operacion të rrallë.
“Sindroma Bouvert është një sëmundje specifike, që rezulton me mbylljen e zorrës së hollë nga një gur, si pasojë e fistullës së krijuar mes tëmthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore. Pacienti ka qenë nën mbikëqyrjen e mjekëve për dy javë dhe tash është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.
/Epoka e re/