Në QKUK mësojnë për shenjat klasike dhe zhvillimet e reja në diagnostikimin e sëmundjeve në mushkëri
02 maj 2019
| 13:14
Në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për edukim të vazhdueshëm profesional të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, sot prof. dr. Maksim Çela nga Tirana, para radiologëve dhe pulmologëve ka prezantuar temën “Shenjat klasike dhe zhvillimet e reja në diagnostikimin e sëmundjeve në mushkëri”.
Me prezencën e tij, prof. Çela, si doajen dhe ekspert i njohur në imazherinë radiologjike moderne, ka prezantuar përvojat shkencore dhe të arriturat e fundit nga fusha e radiologjisë.
Pas ligjëratës prof. Maksi, ka demonstruar praktikisht pjesën e ligjëruar e cila ka dhënë rezultat menjëherë pas një ore.
Radiologët në Klinikën e Radiologjisë kanë diagnostikuar me ultratingull një pacient me patologji në mushkëri.
/Epoka e re/