Në QKUK një pacienti i hiqet një tumor me përmasa të mëdha
24 mars 2021
| 12:47
Në Repartin e Endoskopisë Kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët ia kanë hequr një pacientit një tumor me përmasa të mëdha, i shfaqur në zorrën e trashë.
Intervenimi është bërë me endoskop, pa hapje kirurgjike.
Për shkak të mundësisë së komplikimeve, atë nuk ka pranuar ta operojë asnjëri nga spitalet private.
Sipas mjekëve, pacienti është liruar në shtëpi tri ditë pas operimit, me një gjendje stabile shëndetësore.