Në QKUK për herë të parë kryhet operacioni për heqjen e trupit të huaj nga syri
31 mars 2020
| 12:30
Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për herë të parë është bërë heqja e trupit të huaj në sy.
Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A. (1956), ka njoftuar QKUK-ja.
“Operacionin e ka kryer ekipi në përbërje të dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipi e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës”.
“Ndërhyrjet e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro”.
“Klinika e Syve, pas pajisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore”, ka njoftuar QKUK-ja.