Në QKUK po trajtohen 14 pacientë, gjendja e tyre, e rëndë
05 janar 2021
| 17:26
Katërmbëdhjetë pacientë, të cilët janë sjell nga Ferizaj me autoambulanca, pas një shpërthimi të një bombole të gazit në një restorant, po trajtohen në Emergjencën e QKUK-së.
Doktor Agron Çitaku ka bërë me dije se pesë nga të pranuarit janë në sallën e operacionit dhe katër të tjerë po presin të hyjnë në operim, kurse një është dërguar në Klinikën e Ortopedisë.
Ai ka thënë se gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë.
Nga ky shpërthim i bombolës së gazit deri më tani kanë pësuar lëndime trupore 42 persona.