
Në QKUK po trajtohen 144 pacientë me Covid-19
06 korrik 2020
| 14:07
Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.
Në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive nëntë raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitiv.
Në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar dy raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
(F.D / Epoka e re)