Në qytetet me numër të madh të të infektuarve do të kufizohet lëvizja nga 21:00 deri në orën 05:00

05 korrik 2020 | 14:46

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në vend, kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Në një konferencë për media, ai ka njoftuar se në qytetet me numër të madh të të infektuarve me Covid-19, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Sipas Hotit, qytetet që kanë numrin më të madh të të infektuarve janë: Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria.

“Në qytetet ku ka numër të madh të të infektuarve, duke filluar nga sonte, si në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Prishtinë do të kufizohet lëvizja prej orës 21:00 deri 05:00. Do të shtojmë ose heqim qytete nga kjo listë. Sa i përket institucioneve, do të punohet vetëm me staf të domosdoshëm. Në shërbimet shëndetësore do të reduktohen ato shërbime jo të domosdoshme”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka…