Në qytetin e Mitrovicës shënohet Dita Olimpike e Kosovës
25 maj 2018
| 14:50
Rreth 300 filloristë nga disa shkolla të qytetit të Mitrovicës, të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë marrë pjesë të premten në aktivitetin e vrapimit që është mbajtur në shënim të Ditës Olimpike të Kosovës.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka thënë se sheshi i Mitrovicës është rrallë herë i bukur sikur sot, kur është i mbushur me plotë fëmijë.
Sipas tij, e veçanta e këtij manifestimi është se të gjithë garuesit e sotëm janë të lindur në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për të cilët tha se janë e ardhmja e ndritshme e vendit.
Në anën tjetër, vet garuesja Edina Shala, ka thënë se është jashtëzakonisht e lumtur që është lindur në vitin e pavarësisë së Kosovës.
/Epoka e re/