Në qytetin Edirne të Turqisë do të festohet 10-vjetori i Pavarësisë
23 shkurt 2018
| 14:51
Në qytetin Edirne të Turqisë do të shënohet 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
“Shoqata e studentëve” kosovar në Turqi kanë marrë iniciativën për organizimin e shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ky program për festimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizohet edhe me mbështetjen e kryetarit të komunës së Edirnes, rektorit të Universitetit të Trakya-s, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe bankës “Ziraat”.
Në këtë program festiv do të marrë pjesë ansambli folklorik “Lidhja e Prizrenit”, teatri artistik i Edirnes si dhe grupi muzikor “Offchestra”.