Në radhë për ujë dhe bukë qytetarët e Kievit
Shumë banorë në kryeqytetin e Ukrainës mbetën pa ujë dhe energji elektrike pasi sulmet me raketa ruse goditën infrastrukturën ukrainase në fillim të kësaj jave.
Autoritetet janë përpjekur për t’i kthyer furnizimet në qytet, por banorëve u duhet të qëndrojnë në radhë për ujë ose të mbledhin ujin e shiut nga gypat e kullimit.
Autoritetet kanë ngritur “qendra të pathyeshme”, ku banorët mund t’i mbushin bateritë e telefonave, të ngrohen dhe të marrin pije të ngrohta.
Një grua në një nga qendrat i tha një gazetari: “Është dita e dytë që jemi pa energji dhe ushqim. Më shumë se 60 fëmijë janë duke pritur për ushqim dhe ne nuk mund të përgatisim asgjë nëse nuk rregullohet rryma”.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se rreth 60 % e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike pasi temperaturat janë nën zero.