
Në Rahovec bëhet shpërndarja e pajisjeve për sektorin e bletarisë
16 qershor 2022
| 14:54
Komuna e Rahovecit, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për bletari, ku gjithsej 38 bletarë të enjten i kanë pranuar pajisjet (centrifuga për mjaltë dhe shkrirëse të dyllit me avull).
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se në ditët në vazhdim do të vazhdohet me shpërndarjen edhe të pajisjeve tjera varësisht prej furnizimeve nga operatorët ekonomikë.