Në Rahovec nis dhënia e gjobave për hedhësit e mbeturinave
23 maj 2018
| 15:12
Që nga data 21 maj i këtij viti, Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët e kësaj drejtorie, kanë nisur dhënien e gjobave mandatore për hedhësit e mbeturinave në vende ku është e ndaluar me ligj.
Sipas një njoftimi të kësaj komune deri më tani janë shqiptuar tri gjoba.