Në Rahovec nis zyrtarisht aktiviteti i mirëpritjes së mërgimtarëve
Komuna e Rahovecit ka nisur zyrtarisht aktivitetin e mirëpritjes së mërgimtarëve, për nder të “Muajit të mërgimtarëve”.
Në një pritje të organizuar në oborrin e komunës, ku morën pjesë mërgimtarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kryetari Smajl Latifi bashkëbisedoi me ta tema nga më të ndryshmet.
“Gjatë bashkëbisedimit, i njoftova se Komuna e Rahovecit, në vazhdim, do të ketë një mori aktivitetesh kulturore, sportive, koncerte etj., për nder të këtij muaji. Po ashtu, Komuna e Rahovecit, për nder të ‘Muajit të mërgimtarëve” 2024, ka hapur sportelin për mërgimtarë, ku do të njoftohen për të gjitha shërbimet administrative komunale, kështu duke qenë sa më afër tyre, të cilët muajt korrik e gusht i shfrytëzojnë për të qëndruar në vendlindje. Mirë se erdhët dhe mirë se vini, mërgimtarë! Ju uroj qëndrim të këndshëm në vendlindje!”, ka thënë kryetari Latifi.