Në Rahovec vendoset një tunel dezinfektues

19 prill 2020 | 15:54

Në Rahovec sot është vendosur një tunel dezinfektues si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije Komuna e Rahovecit me anë të një njoftimi për medie, duke theksuar se tuneli është i vendosur në rrugën kryesore (te semaforët) në këtë qytet.

Njoftimi i plotë i Komunës së Rahovecit:

Të nderuar qytetarë,

Tuneli dezinfektues prej sot është vendosur në rrugën kryesore (te semaforët), si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ideja për vendosjen e këtij tuneli dezinfektues fillimisht është iniciuar nga OJQ-“INICIATIVA POZITIVE” si dhe është përkrahur nga këta donatorë: “AEP”, “INICIATIVA POZITIVE”, “ RAMA PRINT”, “RENAULT” dhe “RAIL TRANS“.

Ky tunel ka sistem automatik, (me senzor), i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para se të marrin shërbimet në markete, farmaci, administratë komunale, shërbime bankare, shërbime shëndetësore në QKMF etj.

Faleminderit për zemërgjerësinë donatorëve të cilët mundësuan vendosjen e këtij Tuneli Dezinfektues, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Iniciativa të tilla nga të rinjtë e Rahovecit, vërtet janë për t’u vlerësuar, andaj, ju ftoj që edhe në iniciativat e radhës me të tilla qëllime pozitive të bëhemi bashkë në kalimin e kësaj situate të vështirë të cilën mundemi ta kalojmë vetëm së bashku!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona janë të infektuar me koronavirus në komunën e…