Në rast të shpërthimit të një vale të re me Covid-19, Kurti përgjegjës

13 maj 2020 | 22:14

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se vetëm një ditë pas shkeljes flagrante të masave kufizuese nga Vetëvendosje, me një organizim masiv në shesh, infektologët tërheqin vëmendjen për rrezikun e shpërthimit të një vale të re të koronavirusit.

“Heshtja e ngjarjes së turpshme dje në shesh duket se ka zbehur besimin institucional te qytetarët për t’i mbetur besnik rekomandimeve për respektim të masave kufizuese”.

“Kryeministri në detyrë do të mbahet përgjegjës drejtpërdrejt për sfidimin demonstrativ të masave kufizuese për qëllime partiake, në rast të shpërthimit të një vale të re të infeksionit dhe të shpërfilljes masovike qytetare të kufizimeve në fuqi”, ka shkruar deputetja Deliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland thotë që nuk është i preokupuar me thashethemet…