Në Restavicë i jepet lamtumira e fundit invalidit të luftës së UÇK-së, Musë Selmonaj
21 janar 2025
| 18:50
Në ceremoninë e varrimit pos qytetarëve të shumtë, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të AAK-së, Daut Haradinaj, Time Kadrijaj, Ramush Ahmetaj, Arbër Tolaj, Arif Ahmetxhekaj, Hamdi Komoni, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj, dhe kryetari i OVLUÇK-së dega në Deçan, Avdyl Mushkolaj.
“I dhamë lamtumirën e fundit invalidit të luftës Musë Selmonaj. Njeri i vlerave të mëdha, patriot e burrë i nderës e fjalës. Të birin e tij, Rifatin e kisha bashkëluftëtar në Brigadën 131. E gjithë familja Selmonaj, kanë dhënë shumë për Kosovën dhe lirinë e saj”, ka shkruar Daut Haradinaj në “Facebook”.