Në Rugovë të Pejës fillon kampi veror i diasporës
21 korrik 2019
| 17:16
Në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) për “Ditët e Diasporës”, të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi diaspora.
Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.
Përmes aktiviteteve dhe lojërave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.
Fëmijët do të arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.
Kampi diaspora do të zgjas deri më 24 korrik.
/Epoka e re/