Në seancën e radhës Kuvendi voton për shkarkimin e bordit të hekurudhave
13 korrik 2021
| 16:18
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë shkarkimi i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se ky vendim është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Edhe sot për seancën e radhës vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni të pavarur siç është Bordi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave që të iniciojë shkarkimin e tyre. Këto procese e kemi thënë dhe po e themi që janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.