Në Selinë e PDK-së, vijojnë vizitat, deputeti Elmi Reçica mirëpret bashkatdhetarët
Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, z. Elmi Reçica ka vijuar me pritjen e bashkatdhetarëve në Selinë e PDK-së.
Z. Reçica ka theksuar se me kënaqësi ka mirëpritur në Seli, z. Bashkim Jasharin, Kryetar i Qendrës kulturore “OKARINA” në Malmö, profesorin e nderuar të Artit figurativ në Cité Internacional Unversite de Paris, Dess. mr. Prof.. Kushtrim Rashiti si dhe Sherif Hasanin, anëtar i Kryesisë së Qendrës Kulturore “OKARINA” në Malmö.
Po ashtu, z. Reçica priti në takim edhe z. Ali Shehollin me familje, z. Xhavit Bajraktari dhe z. Sadri Lata, të cilëve u ka uruar mirëseardhje në vendlindje dhe ju ka dëshiruar pushime të këndshme pranë familjeve të tyre.
Postimi i z. Reçica:
Në vazhdën e takimeve me mërgimtarë, pata nderin dhe kënaqësinë që të mirëpres në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Bashkim Jasharin, Kryetar i Qendrës kulturore “OKARINA” në Malmö, profesorin e nderuar të Artit figurativ në Cité Internacional Unversite de Paris, Dess.mr.prof Kushtrim Rashiti si dhe Sherif Hasanin, anëtar i Kryesisë së Qendrës Kulturore “OKARINA” në Malmö.
Mërgata jonë me punë dhe përkushtim kanë arritur majat e suksesit akademik, biznesor, kulturor dhe sportiv duke u bërë kështu faktor i rëndësishëm jo vetëm në ato shtete ku jetojnë dhe veprojnë por edhe shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Po ashtu, z. Reçica ka shkruar:
Vazhdojnë takimet me mërgimtarë në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Pata kënaqësinë që të mirëpres Ali Shehollin së bashku me familjen e tij, me ç’rast bashkëbiseduam për rolin dhe rëndësinë e mërgatës tonë, për angazhimin dhe projektin serioz të PDK-së për zgjerimin e saj në mërgatë. Gjithashtu, në Selinë e Partisë Demokratike të Kosovës mirëpritëm Xhavit Bajraktarin dhe Sadri Latën.
Iu urova mirëseardhje në vendlindje dhe iu dëshirova pushime të këndshme pranë familjeve të tyre!