Në Serbi shënohen raste të reja me koronavirus
17 mars 2020
| 08:42
Serbia vazhdon të shënojë rritje të numrit të infektuarve me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë me dije se janë shënuar tetë raste të reja të të infektuarve me Covid 19. Numri i të infektuarve nga ora 18:00 e së hënës deri në orën 8.00 të ditës së sotme është rritur nga 57 në 65, transmeton lajmi.net.
19 persona janë testuar gjatë kësaj periudhe, derisa 8 prej tyre kanë dalë pozitivë dhe 11 raste ishin negative. Në izolim shtëpiak ndodhen tre persona, kurse pesë të tjerë janë ndaluar për trajtim në spital, pa komplikime dhe janë në gjendje të mirë.
Në Institutin Torlak gjithsejtë janë testuar 335 persona që kanë përmbushur kriteret e të dyshuarit për infeksion me Covid 19.