Në ShBA i kërkojnë Bidenit mos ta vizitojë Arabinë Saudite

12 qershor 2022 | 13:22

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë të shtunën se ende nuk e ka vendosur nëse do ta vizitojë Arabinë Saudite.

Deklarata e njëshit në Shtëpinë e Bardhë vjen pasi një grup ligjvënësit dhe grupe të të drejtave të njeriut po e kundërshtojnë këtë vizitë zyrtare, raporton “Al Jazeera”.

Arabia Saudite është aleate e ShBA-së, por vetë Uashingtoni shpesh e ka kritikuar Riadin për shkelje të të drejtave të njeriut, sidomos ndaj grave.

Javën e kaluar, Biden e kishte hapur mundësinë që ta vizitojë Arabinë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot 18 raste sulme me tritol ka brenda këtij viti…