Në ShBA janë rritur pagat dhe vendet e punës në muajin gusht
Ekonomia amerikane ka krijuar më shumë vende të punës se që ka planifikuar fillimisht për muajin gusht.
Punësimet në sektorin e ndërtimtarisë dhe shërbimeve profesionale i kanë ndihmuar ekonomisë në rritjen e 201 mijë vendeve të punës muajin e kaluar.
Në po të njëjtën kohë, fitimet mesatare për një orë punë janë rritur për 0.4 për qind muajin e kaluar, duke shënuar rritje në vlerën vjetore në 2.9 për qind, njëherësh më të madhen nga viti 2009.
Kjo rritje e pagave mund të rezultojë me një tjetër rritje të normave amerikane të interesit më vonë gjatë këtij muaji.
Përfaqësuesit e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë rritur normat dy herë këtë vit, pritet të takohen më 25-26 shtator.
Shifra e punësimeve për muajin gusht ka qenë më e lartë në krahasim me 147 mijë vendet e punës që janë krijuar në muajin korrik.
Ndërkohë niveli i papunësisë nuk ka ndryshuar, duke qëndruar në 3.9 për qind.