Në SHBA, ka më shumë të infektuar se kudo tjetër!

27 mars 2020 | 09:34

SHBA-ës, kanë tani numrin më të lartë të rasteve të prekur me koronavirus. Numri i të infektuarëve ka shkuar në më shumë se 82,000, duke tejkaluar kështu Kinën dhe Italinë.

Vetëm pasditen e së enjtes, (26 mars) në Amerikë kishte të paktën 85,000 raste ndërsa në Kinë raportohen 81,782 të tilla.

Numri i të infektuarëve po ndryshon nga njëri vend i Amerikës në tjetrin, pasi përhapja vijon të jetë e shpejtë.

246 njerëz kanë humbur jetën vetëm dje, duke e çuar numrin e vdekjeve në total 1195. New York-u është vendi më i prekur, ku raportohen më shumë se gjysma e rasteve me koronavirus.

“Eshtë e tmerrshme, pacientët nuk pushojnë së kollituri. Kanë temperaturë, djerësijnë dhe ndihet frika në sytë e tyre. Qaj për ata që s’ja dolën dot. Qaj për kolegët e mi sepse e di që gjendja do të përkeqësohet dhe më duket e gjitha si e pamundur. Qaj për prindërit, fëmijët, të afërmit të cilët s’mund të jenë pranë të dashurve të tyre sepse s’lejohet.”- u shpreh një infermiere për CNN.

Për javë me radhë, New York, Washington dhe California kanë qenë epiqendra e koronavirusit. Ekspertët e shëndetësisë parashikojnë që zonat e tjera më të prekura të jenë ato në Michigan dhe Illinois, pasi po ndihet një rritje e shpejtë e rasteve me Covid-19.

Kjo situatë dramatike vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së Trump-it, i cili tha se Amerika duhet t’i kthehet punës dhe jetës normale para Pashkëve./CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët të cilët për shkak të koronavirusit janë seriozisht të…