Në ShBA mbi 2000 të vdekur në 24 orët e fundit
11 prill 2020
| 18:54
ShBA-ja është bërë vendi i parë në botë që ka shënuar më shumë se 2000 të vdekur nga koronavirusi në një ditë të vetme, derisa numri i të infektuarve në të gjithë Amerikën ka kaluar 500.000.
2.082 amerikanë kanë vdekur të premten duke e çuar numrin e të vdekurve në 19.000.
Po këtë ditë, 35.579 amerikanë dolën pozitiv në teste.
Vendi është rrugës për t’u bërë me më së shumti të vdekur që nga shpërthimi i Covid-19, derisa po ndiqet nga afër nga Italia.