![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_20250214_223627.jpg)
Në ShBA u shënua dita e shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës
Halit B. Mehmetaj, Nju Jork
Kosova shënoi më 17 Shkurt 2025, ditën e shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, me aktivitete dhe veprimtari të shumta në Shtetet e Bashkuara, nga shqiptarët e Amerikës. Nën përkujdesjën e Adrienne E.Adams, Kryetare e Këshillit të Qytetit të New Yorkut dhe anëtarës së Këshillit Kristy Marmorato, David Carr, Oswald Feliz, Kamillah Hanks, Robert F.Holden dhe Lynn Shulman, në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut u shënua 17 vjetori i shpalljës së pavarësisë se Kosovës.
Festa bashkoj bashkatdhetar nga të gjitha trojet shqiptar, aktivistë të palodhur të çështjës sonë kombëtare, ish-ushtarë dhe eprorë të UÇK-së nga “Batalioni Atlantiku”, përfaqësues të klerit fetarë, të medias, si dhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në New York z. Blerim Reka. Pas intonimit të hymnit Amerikan, Shqiptar dhe atij të Kosovës, Mark Gjonaj ish anëtar i Këshillit të New Yorkut dhe Kryetar i Këshillit Kordinues të diasporës ftojë në sallë oficerët shqiptar “Illyrian Society”që shërbejnë në Policinë e qyetiti të New Yorkut.
Pas ceremonisë së himneve të tri shteteve, fjalën e mori imami Edin Gjoni i cili i bëri një përmbledhje të shkëlqyeshme kronologjisë së luftës dhe përpjekjeve për liri të popullit shqiptar.
Ai tha se edhe për kundër shtypjës e dhunës sistematike të regjimit jugosllav mbi popullin shqiptar si dhe masakrave të shumëta e gjenocidit të Millosheviqit gjatë viteve 98-99-të, shqiptarët falë rezistencës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së SHBA-ve, NATO-s dhe aleatëve tanë në Evropë e botë arritën ta fitojnë lirinë.
Ai tha se krimet dhe masakrat ndaj popullit tonë mos të harrohen kurrë. Më tutje Mark Gjonaj në fjalimin e tij theksoj se; për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar u dha shumë mund e u derdh shumë gjak.
Më tutje Gjonaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Amerika ju dhanë fund masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë e policisë serbe.
Në fjalën e saj, antëtarja e Këshillit të New Yorkut Kristy Marmorato i përshendeti të pranishshmit duke ua uruar pavarësinë e Kosovës. Ajo tha se komuniteti shqiptar në New York dhe SHBA është një komunitet i mrekullueshëm dhe ndihet krenare që edhe me anëtar tjerë të Këshillit të New Yorkut kishin organizuar festën e 17 vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishmit i përshendeti edhe Blerim Reka shef i Misionit në Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York. Ndërsa mysafir ka qenë Ferid Berisha, (Komandant Shkupi). Për të pranishmit u dha një program i pasur artistik nga fëmijët e shkollave shqipe “Alba Life” dhe “Femijët e Shqiponjës”, duke përcjellur më së miri mesazhin për urimin e ditës së pavarësisë së Kosovës.