Në Shkodër, boksieri bullgar humb jetën në ring
21 shtator 2019
| 20:29
Shkodra “Boxing Night” duhej të ishte një festë pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” por në fakt ka ndodhur e kundërta.
Ndeshjet janë ndërprerë për shkak të një incidenti të rëndë që ka ndodhur gjatë njërës prej sfidave që po zhvilloheshin në ring.
Kur do zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes ndërmjes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit pas goditjeve të marra ka rënë pa ndjenja në tapet.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Shkodrës, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.