
Në shkollat e Kosovës sot ora e parë për Epopenë e UÇK-së
05 mars 2025
| 08:09
Sot nis Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pikërisht sot, më 5 mars, bëhen 27 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
E me këtë rast në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.