Në shkollat e Mitrovicës ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura

10 mars 2019 | 12:50

Të shtunën në shumë shkolla të Komunës së Mitrovicës sipas dinamikës së paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka bërë me dije se në shumicën e shkollave në Komunë të Mitrovicës me përjashtim të katër shkollave, kanë mbajtur mësimin sipas planit dhe programit të përcaktuar nga drejtorët dhe personelit në këto shkolla.

Drejtori Beka ka theksuar se në ditët e ardhshme do të mbajë një mbledhje me kryesitë e nxënësve të këtyre shkollave dhe Këshillat drejtuese, në mënyrë që t’i udhëzojnë dhe këshillojnë se pasojat sidomos për nxënësit e klasave të para, të nënta dhe të dymbëdhjeta janë të pariparueshme. “Pas vendimit të gjykatës çdo ditë e humbur është arsyetim i kotë dhe shkon në dëm të nxënësve”, ka thënë drejtori i Arsimit, Iset Beka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga vajzat më simpatike që ka hyrë…