Në shkollën ‘Fan S. Noli’ në Podujevë do të hapet Qendra e Karrierës

19 maj 2022 | 17:08

Falë marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe përfaqësuesit të Projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE), komuna e Podujevës do të bëhet me Qendër të Karrierës.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që një projekt i tillë po realizohet në Podujevë bazuar në rëndësinë që ka orientimi në karrierë për nxënësit e shkollave profesionale.

“Kjo qendër do të vendoset në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesionel Fan. S. Noli në Podujevë, ndërsa qëllimi bazë i themelimit të saj është rritja e cilësisë në këtë institucion, dhe ofrimi i mundësive për krijimin e kuadrove të nevojshëm për tregun e punës”, ka thënë Bulliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan, u ka thënë aleatëve…