Në Shoqatën “Korabi” në Bolonjë të Italisë – Një përvojë mbresëlënëse me praninë e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj

16 dhjetor 2024 | 15:14

Prof. Dr. Kudusi Lama, gjeneral në pension

Me datën 3 dhe 4 dhjetor 2024, isha i pranishëm si i ftuar në Shoqatën “Korabi” në Bolonjë të Italisë – prej ku edhe me prezencën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotëri Bajram Begaj, u bëra pjesë e një pamjeje të figurës së krenarisë kombëtare, që po na e ndërtojnë shqiptarët në vendet ku kanë shkuar si emigrantë edhe pa bukë me vete.
Ishte kjo veprimtari një përvojë mbresëlënëse e cila edhe me praninë e Presidentit Begaj krijoj një mjedis shumë dinamik shqiptarë, për të cilin nuk ishim krenar vetëm ne shqiptarët, por edhe Italianët.
Presidenti ishte në qytet me ftesë të shoqatës “Korabi”, e themeluar në vitin 2022 për të promovuar marrëdhëniet miqësore, shkëmbimet kulturore, shkencore dhe sociale midis Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë.
E në këtë vizitë presidentit Begaj iu bënë pritje të ngrohta përveç në shoqatën “Korabi” dhe në kompaninë e biznesit “Poti”, edhe në Bashkinë e qytetit ku pati takim me Kryetarin e Bashkisë së Bolonjës.
Gjatë kësaj vizite iu kushtua rëndësi e veçantë lidhjes që është krijuar mes qytetit të Bolonjës dhe komunitetit shqiptar aktiv në të, si nga pikëpamja institucionale, ashtu edhe nga ajo e marrëdhënieve shoqërore dhe kulturore.
Në atë veprimtari të shoqatës ”Korabi”, na u dha një pamje e plotë se cila ishte rruga e asaj shoqate dhe sipërmarrjet e saj, që e kishin bërë atë të nderuar si për komunitetin shqiptarë në Itali, për komunitetin Arbëreshë, ashtu edhe për komunitetin italian e të tjerë.
Në mes shqiptarësh dhe arbëreshësh, në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Incontrarsi” quhej aktiviteti ku Presidenti i Republikës ishte i ftuar nderi: “Faleminderit për këtë ftesë të ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot mes jush në këtë aktivitet kuptimplotë. “Incontrarsi” ka domethënie mjaft të madhe. Për ne shqiptarët, çdo takim është një mundësi e re, është një mundësi për të krijuar lidhje për të forcuar ato që kemi, për të ndërtuar ura bashkëpunimi”, do të thoshte ai në këtë veprimtari.

No description available.

Duke shprehur mirënjohje ndaj autoriteteve më të larta të këtij qyteti dhe të rajonit Emilia-Romagnia për mbështetjen në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Itali. Presidenti Begaj një falënderim të posaçëm i drejtoi Shoqatës “Korabi” dhe presidentit të saj biznesmenit të suksesshëm Astrit Poti, që ishte udhëheqësi i këtyre veprimtarive me ftesën e të cilit mori pjesë edhe presidenti. Në këtë falënderim presidenti Begaj u shprehur: “Jo vetëm që Korabi është mali më i lartë në Shqipëri, por është vendi ku rrinë shqiponjat. Shqiponja jeton gjatë. Ajo që është e rëndësishme për shqiponjat është fakti se, duke qëndruar lart, shikojnë larg dhe qartë”.

E në deklarimin e tij zyrtar presidenti Begaj do të shkruaj: ”I nderuar të isha i ftuari i nderit i Shoqatës shqiptare “Korabi” që, nën moton “Le të takohemi”, mblodhi 320 biznese e profesionistë shqiptarë e arbëreshë që veprojnë në Itali. Si President i Republikës së Shqipërisë, mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të sotëm, që ruan identitetin tonë dhe kontribuon për të ardhmen e përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë”.

Një nga të veçantat e kësaj vizite ishte edhe pritja nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe të hapur në Bolonjë, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon, për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare.

Shumë kënaqësi e krenari për punën, arritjet dhe sukseset e shqiptarëve në Itali duke ruajtur gjuhën dhe traditat. Kjo shkollë e bën shoqatën “Korabi” dhe presidentin e saj Astrit Poli një shembull se si duhet punuar e vepruar, jo vetëm në Itali, por në gjithë hapësirat europiane e botërore.
Në këto veprimtari, pati edhe një konferencë me pjesëmarrje masive të autoriteteve Italiane të rajonit dhe ato shqiptare, ku u thanë fjalë shumë vlerësuese për shoqatën “Korabi”. Ashtu sikurse u zhvillua në vijim edhe një panel me studiues e funksionarë shqiptarë dhe italianë, të cilët shfaqën mendimet e tyre për punën e bërë dhe çfarë ishte e pritshme për zgjerimin e hapësirave të veprimtarisë, në interes të shqiptarëve dhe të italianëve e komuniteteve të tjera, dhe si e sa ka ndikuar shoqata “Korabi”, në gjallërimin e jetës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët e të gjitha komuniteteve në këtë rajon
Shoqata “Korabi”, realisht ka marrë përgjegjësi për të rritur autoritetin e shqiptarëve në Itali dhe më gjerë. Ajo përveç që ka themeluar shkollën shqipe për fëmijë dhe të rinj, ka marrë përgjegjësi edhe për të përmirësuar kushtet e jetesës që qytetarëve në këto hapësira. Një tregues është edhe rruga e ndërtuar nga kjo shoqatë me burimet e saj financiare. Rrugë e vila kuptohet në mënyrë simbolike të çon drejt një modeli të virtytshëm integrimi, me mbështetjen e kardinalit Zuppi, të presidentit të rajonit Stefano Bonaccini, të Don Massimo Vacchetti, të zëvendësministrit të Infrastruktura Galeazzo Bignami, këshilltarja për punët publike, Simone Borsari dhe kryetarja e distriktit Borgo Panigale-Reno, Elena Gaggioli. Pamjet e kësaj rruge dhe të përurimit të saj, janë tregues i qartë se si shqiptarët arrijnë të jenë të integruar e shumë vital edhe kur nuk janë në vendin e tyre të origjinës.

No description available.

Kjo rrugë në përurimin e saj, bëri bashkë në një ceremoni festive komunitetin shqiptar në këtë rajon, atë arbëresh, së bashku me autoritetet vendase, kur në kuadër të veprimtarive të 110 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, morën pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar italian, përfaqësues të lartë të Vatikanit, drejtuesit më të lartë lokalë dhe qytetarë të shumtë. Në këtë ditë të shënuar, u inaugurua rruga që lidh aksin kryesor me “Villa Pallavicini”, qendër humanitare në pronësi të Fondacionit “Gesù Divino Operaio”, drejtuar nga Don Massimo Vacchetti dhe Armando Stafa. Ky investim u krye nga komuniteti shqiptar në Bolonjë, i përfaqësuar nga shoqata shqiptaro-arbëreshe “Korabi”. Investimi i rëndësishëm, si në vlerë materiale, por mbi të gjitha me vlerën simbolike të çmuar, vjen si shenjë mirënjohjeje e shqiptarëve që jetojnë në këtë kryeqendër të vendit fqinj, ndaj kontributit të hershëm dhe të vazhdueshëm që dha kisha katolike e Bolonjës për shqiptarët që zbarkuan në jugun e Italisë, pas rënies së murit të diktaturës. Tek Villa Pallavicini, gjejnë mbështetje mijëra persona në nevojë, mes tyre dhe shumë shqiptarë.

Rruga e rikonstruktuar falë investimit të shoqatës “Korabi”, ka të vizatuar në të, shqiponjën dykrenare, portretet e figurave emblemë të shqiptarëve si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, apo edhe të Kardinalit shqiptar, Ernest Troshani, pamjen e anijes “Vlora”, si memorial i vuajtjes së shqiptarëve, por edhe i mikpritjes së fqinjëve në anën tjetër të Adriatikut.

No description available.

Presidenti i shoqatës “Korabi”, Astrit Poti, në emër të komunitetit shqiptar të pas ’90-ës dhe atij arbëresh, ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve italo-shqiptare dhe mikpritjen që u është bërë emigrantëve në këto tri dekada, ndërsa zyrtarët italianë kanë vlerësuar integrimin e shqiptarëve në thuajse çdo nivel përfaqësimi.
Këtë ide e përqafuan përnjëherësh biznesmenët pjesëtarë të bashkuar në shoqatën shqiptaro-arbëreshe “Korabi”, e cila udhëhiqet nga sipërmarrësi i suksesshëm Astrit Poti. Ata mblodhën fondet, një shumë jo e vogël, dhe bënë atë investim të bukur, të rëndësishëm e simbolik, që mbetet shprehje e lidhjes midis dy vendeve e dy popujve tanë. Astriti me vëllain e tij, Osmanin, kanë një zinxhir ndërmarrjesh në aktivitetin e tyre jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj. Me ta u bashkuan tre djemtë e 051, që është një zinxhir prej 13 restorantesh në pronësi të tyre, Ergisi, Bledari e Albi. Gjithashtu u bashkuan arbëreshi Luigji Lafusa me një koleg tjetër arbëresh, dy vëllezërit shkodranë aq simpatikë e të sjellshëm Ervin e Genc Podgorica, që kanë firma transporti dhe metalmekanike, kushërinjtë Lavdi e Julian Seferi që kanë gjithashtu aktivitetet e tyre e të tjerë.

No description available.

Shoqata “Korabi” përveç veprimtarive në Itali, shihet të veprojë edhe në Shqipëri, duke dhuruar për repartet e maternitetit të spitaleve të Kukësit dhe Vlorës dy inkubatorë të gjeneratës së fundit.

Pajisjet e çmuara që shpëtojnë jetë u dorëzuan në dy iniciativa të veçanta nga Presidenti i shoqatës, Astrit Poti dhe anëtarët e Korabit, në duart e mjekëve dhe të personelit mjekësor të dy spitaleve në datat 6 dhe 7 shtator 2024, në Spitalet e Kukësit dhe të Vlorës.

“Shoqata jonë”, do të thoshte Presidenti Poti, me këtë rast, “përbëhet nga sipërmarrës të afirmuar shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe nga profesionistë të shquar me origjinë arbëreshe, të cilët kanë vendosur të bashkohen për të vepruar së bashku me vullnetin për të ndjekur qëllime qytetare, solidare, kulturore dhe sociale. Për më tepër, si grup shoqatash, ne promovojmë dhe mbështesim krijimin e një rrjeti marrëdhëniesh miqësie dhe shkëmbimesh kulturore, shkencore dhe sociale midis Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim zhvillimin dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve”.
Ndër aktivitetet statutore të shoqatës “Korabi”, qëllimi kryesor është ai i solidaritetit: anëtarët i kushtojnë në fakt vëmendje të veçantë bamirësisë dhe nismave të ndihmës për njerëzit në nevojë, si dhe mbështetje për nevojat e kujdesit të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Itali ose që duhet të udhëtojnë në Itali për nevoja të kujdesit që nuk është e mundur të plotësohen në Shqipëri, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

No description available.

Komuniteti i sipërmarrësve shqiptarë në Bolonjë të Italisë, me anë të shoqatës “Korabi”, dha një kontribut me vlerë të lartë materiale dhe simbolike, në shërbim të bashkëjetesës, por dhe si mirënjohje për mbështetjen e dhënë për emigrantët e parë që zbarkuan në brigjet italiane pas viteve ’90.
Ndërsa pamjet nga shkolla shqipe në Bolonjë, nuk lënë hapësirë për komente. Është vërtetë një vepër me vlerë të madhe kombëtare.

Një arritje e madhe për kombin dhe për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, përmes gjuhës shqipe.
Projekti lindi nga komuniteti shqiptar që banon në këtë zonë, me mbështetje të shoqatave si “Korabi” drejtuar nga Astrit Poti, sipërmarrësve dhe aktorëve të shumtë, bashkëndarës të synimeve primare të kësaj nisme.

No description available.

Vizita në kompaninë e biznesit të vëllezërve Poti në Bolonjë të Italisë, për mua do të mbetet në kujtesë si një model, se si duhet të punojnë shqiptarët kudo ku janë për të treguar se janë aty, se janë vizionarë, se janë të guximshëm dhe se dinë çfarë bëjnë në çdo kohë, vend e situatë.

Ndërsa shoqata “Korabi” është mendoj sinonim i forcës dhe vizionit kombëtar shqiptar, duke hedhur shikimin larg, për të krijuar një perandori humane, kulturore dhe kombëtare. Shumë mirënjohje vëllezërve Poti, që më krijuan këtë mundësi, për të njohur edhe veprimtari të tilla që na bëjnë krenar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eduardo Bove thyen heshtjen. Mesfushori 22-vjeçar, që dy javë më…