Në Shqipëri, 139 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid-19
24 prill 2021
| 20:22
Situata e Covid-19 në Shqipëri vijon të mos jetë alarmante, pasi numri i rasteve pozitive që kanë rezultuar gjatë 24 orëve të fundit është 139. Pesë persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Rastet e reja kanë dalë nga 3457 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën, ndërsa në vend vijon procesi i vaksinimit