Në Shqipëri 658 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid-19
Numri i rasteve të reja të coronavirusit sa vjen dhe rritet në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 658 raste të reja, rreth 100 raste më shumë se dita e djeshme. Ndërsa dy qytetarë kanë humbur betejën me coronavirusin, duke e çuar numrin e viktimave në vend në 2,477.
Janë kryer 6527 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 658 qytetarë.
Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 142 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit anti-COVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.