Në Shqipëri arrijnë edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer
04 maj 2021
| 23:39
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se këtë të martë kanë arritur edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer.
Sipas Ramës, 7 mijë e 20 doza vijnë si pjesë e kontratës mes qeverisë me kompaninë Pfizer, ndërsa 4 mijë e 680 doza të tjera vijnë nga mbështetja e Bashkimit Evropian.
Kujtojmë se edhe Kosova sonte ka pranuar rreth 5 mijë vaksina të kompanisë Pfizer.