Në Shqipëri do të rinumërohen 520 kuti të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri javën që vjen pritet të shndërrohet në një qendër numërimi votash me qëllim hapjen e 520 kutive të votimit.
Përfaqësuesit ligjorë të partive të opozitës kërkojnë hetimin e asaj që ata e konsiderojnë si një masakër zgjedhore nuk treguan interes mbi procesin, duke mos u paraqitur në mbledhjen e thirrur nga Komisionari.
Rinumërimi i fletëve të votimit, edhe pasi rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit është vulosur është detyrim që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i ndryshuar, si një garanci e shtuar e procesit.
Mësohet se hetimi zgjedhor do të shtrihet edhe për pajisjet, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe numërimin elektronik të votave.
Rinumërimi nuk afekton rezultatin e certifikuar të 25 prillit, por pritet të ketë pasoja mbi komisionerët dhe numëruesit.
Nëse konstatohet se ata kanë kryer shkelje ligjore që mund të kenë cenuar vullnetin e votuesve shqiptarë, atëherë ata do të shkojnë për hetim penal.tch/