Në Shqipëri është futur një drogë vdekjeprurëse
Të ftuar në Euronews Albania, ata theksuan se duhet nisur një hetim që zbulon se si kjo drogë është futur në Shqipëri.
Ish-oficeri Dritan Zagani thotë se këto janë droga sintetike dhe janë tre herë më të dëmshme se kanabisi.
Avokati Kujtim Cakrani theksoi se këto droga vijnë nga vendet e BE-së dhe nga ShBA-ja.
“Këto janë forma që vijnë me banane. Mënyrat e transportit janë më të ndryshmet. Këto janë droga shumë të rrezikshme për ata që i përdorin. Drogat sintetike kanë ngritur alarmin në të gjithë Bashkimin Evropian. Janë droga vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore. Duhet të hetohet se kush i sjellë këto droga në Shqipëri”, u shpreh Zagani.
Ndryshe, në një megaoperacion anti-drogë në shtetin shqiptar, gjatë vetëm një dite u arrestuan 233 persona.