Në Shqipëri importi i peshkut dhe produkteve nënujore ka kaluar shifrën e 1 miliard lekëve

20 korrik 2020 | 16:55

Importi i peshkut dhe produkteve nënujore ka kaluar shifrën e 1 miliard lekëve gjatë muajit qershorit.

Kjo është hera e tretë në histori që këto produkte kalojnë nivelin e 1 miliard lekëve importe në muaj. Kështu, të dhënat e qershorit flasin për rreth 1 miliard lekë importe, nga 776 milionë lekë të muajit paraardhës dhe 798 milionë lekë të qershorit të vitit paraardhës.

Në terma vjetorë rritja fiksohet në masën 25 për qind. Vetëm dy muaj të tjerë në histori, që prej raportimit të të dhënave të tregtisë së jashtme të detajuara nga Instituti i Statistikave, kjo shifër ka qenë më e lartë; në korrik të 2018-s dhe në qershor të 2017-s, me 1.15 dhe 1.1 miliard lekë respektivisht, shkruan “scantv”. Të dhënat e Instat flasin gjithashtu për një rënie të ndjeshme të eksportit të këtyre produkteve, në masën 48 për qind në terma vjetorë. Të dhënat përkthehen në një rritje të ndjeshme të kërkesës së brendshme për këto lloj produktesh. Rritja e kërkesës vjen pavarësisht situatës së rëndë që po kalon ekonomia vendase, konsumi dhe sidomos sektori i turizmit si pasojë e pandemisë globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka vlerësuar lartë mesfushorin e…