Në Shqipëri janë testuar 53 raste me koronavirus, të gjitha negative

06 mars 2020 | 12:59

Në komunikimin e përditshëm të Task-Forcës në Ministrinë e Shëndetësisë, së Shqipërisë konfirmohet se janë testuar tri raste të dyshuara me koronavirus, të cilët kanë rezultuar negative.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar tri raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP-së nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri”, ka thënë përfaqësuesja e Task – Forcës, Eugena Tomini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 1 mars ka hyrë në fuqi ligji i ri…