Në Shqipëri, Kurban Bajrami falet në sheshin ‘Skëndërbej’

21 gusht 2018 | 07:55

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e Kurban Bajramit, edhe në sheshin ‘Skëndërbej’ të Tiranës.

Sipas “Oranews” edhe kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.

Xhamia e Madhe e Tiranës ende nuk ka përfunduar, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, ndërsa në të mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, vazhdon të jetë…