Në Shqipëri, mot i lig
26 gusht 2021
| 08:38
Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu do të mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës.
Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore.
Sipas MeteoAlb, mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.