Në ShSKUK më shumë pacientë post-Covid sesa me Covid

01 dhjetor 2021 | 12:39

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se në klinikat Covid në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 39 pacientë.

Sipas raportit të ShSKUK-së, prej tyre 12 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 27 të tjerë po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.

Raportit i plotë i ShSKUK:

Covid-19: Në ShSKUK në trajtim janë 39 pacientë

Bazuar në raportimet e datës 1 dhjetor  2021 nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar si Covid-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë  pacient

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së…