NË SHTËPINË E KRYEKOMANDANTIT REXHEP MALAJ, BALLË PËR BALLË ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË

13 prill 2025 | 14:35

Shtëpia e Kryekomandantit të lëvizjes politike ilegale, të armatosur çlirimtare, progresive përparimtare atdhetare, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, është shtëpia e madhe politike e kombit!

Vizita e Presidentit të Shqipërisë në kullën moderne të Ilegalit titan e atdhetarit vigan, veprimtarit heroik e të burgosurit politik çelik, të pavdekshmit Rexhep Malaj, ështe dhe do të mbetet vizitë e madhe historike kombëtare!

Vizita e Presidentit të Shqipërisë në shtëpinë e themeluesit të Partisë së Luftës së Kosovës, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, është nderimi kulmor, historik e atdhetar dhe në përmasa të mëdha kombëtare e ushtarake!

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, ishte nderim jo vetëm për revolucionarin e madh Heroin e Kombit Rexhep Malaj, por edhe për tërë familjen e madhe kombëtare Malaj, e në veçanti për kryefamiljarin e saj Axhen Mehmet Malaj, burrin e papërkulur e fisnik të pashembullt!

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, në shtëpinë e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, ishte nderim i madh kombëtar dhe homazh i thellë për të gjithë ata luftëtar atdhetar e patriot, që kanë rënë në frontet e luftës së UÇK-së, dhe të tjerë që kanë vdekur dhe që janë degdisur nëpër vende të ndryshme te globit e nuk jetojnë në Kosovë!

Ta shoqërosh Presidentin e Shqipërisë nga Selia e Universitetit që e mban emrin e atdhetarit të madh e të shquar kombëtar Kadri Zeka, politikanit të madh ilegal kombetar, organizatorit të talentuar, tribunit historik të demonstratave dhe mitingjeve të mëdha të puntorëve e mërgimtarëve shqiptar në Zvicërr, qe me aktivitetin e Tij të pandalshëm, ishte shëndrruar në superyll të madh ndriçues, të rrugës për liri të popullit shqiptar të Kosovës e deri te shtëpia e Rexhep Malajt, viganit të revolucionit, çelikut të qëndresës, te shtepia e Atij që ishte dhe mbetet zjarr lufte që nuk shuhet, është ngjarje e madhe dhe fitore historike për mua, të cilën ia dedikoj, Shokut e Bashkëveprimtarit tim, komandantitt të njësiteve të para të UÇK-së, Heroit te Kombit Xhevat Qerimi!

Dalja ime ballë për ballë Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, në oborrin e shtëpisë heroinë të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, është dhe do të mbetet ngjarje nga më të rëndësishmet në jetën time!

Kurrë se kisha besuar, se do të vinte kjo kohë, e do ta prisja i gjallë këtë ditë, t’i dilja ballë për ballë Presidentit të Shqipërsisë në shtëpinë e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, e t’i uroja mirëseardhje, aty afër pllakës së UÇK-së, që dëshmon se Selia e parë e Komandës të Shtabit të Zonës Operative të Karadakut, ishte vendosur në këtë shtëpi të madhe kombëtare, ku kishte jetuar dhe vepruar i madhi përjetësisht i pavdekshëm!

Vizita e Presidentit të Shqipërisë në shtëpinë muze të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, do të mbetet historike!

Mbetem me fat për rolin dhe kontributin tim për këtë vizitë të madhe kombëtare!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Prill 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar sulmin e Rusisë në…