Në shtëpinë e Muharrem dhe Fatime Xhemajlit bëhet zbulimi i pllakës-vatër e atdhetarizmit dhe bazë e përpjekjeve, organizimit, veprimtarisë dhe luftës çlirimtare të LPK-UÇK-së

16 gusht 2022 | 18:17

Nën organizimit e Shoqërisë “Lëvizja” në teatrin “ADRIANA” në qytetin e Ferizajt është mbajtur akademi falënderimi për lëvizjen kombëtare shqiptare me rastin e 40 vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimi i LPK-së.

Të pranishëm në këtë akademi ishin shumë veprimtarë nga Ferizaj e mysafirë e veprimtarë tjerë nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës, poashtu ishin të pranishëm edhe shumë ish të burgosur politik e nismëtar të Lëvizjeve patriotike.

I pranishëm ishte edhe ish-veprimtari i devotshëm i LPK-së, e tani kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Në këtë Akademi folën Mustafë Xhemajli, Ali Ahmeti, Berat Luzha, Bajram Ajeti, të cilët theksuan kontributin e  ferzajasve nëpër dekada e sakrificën e nënave dhe bijve e bijave të tyre deri në çlirimin e vendit.

Për kontributin e dhënë u ndanë mirënjohje, për veprimtarë që kontribuan për lirinë e Kosovës.

Pas akademisë falënderuese dhe ndarjes së mirënjohjeje për shumë veprimtar e veprimtare në fshatin Komogllavë të Ferizajt u bë zbulimi i pllakës në shtëpinë e Muharrem dhe Fatime Xhemajlit – vatër e atdhetarizmit dhe bazë e përpjekjeve, organizimit, veprimtarisë dhe Luftës Çlirimtare të LPK-UÇK- së…

Muharrem e Fatime Xhemajli janë prindërit e Mustafës, Bajrushit, Emrushit, Qamilit, Mufailit, Nazifes dhe Lumnijës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka publikuar orarin e garave si dhe…