NË SHTËPINË TËNDE NË TIRANË

22 shtator 2019 | 16:29

I dashur dhe shumë i nderuar Xhaxhi Odhise Porodini!

Shumë faleminderit që ma ke dërguar ftesën për shoqërim në FB!

Ishte shumë emocionuese kur e pashë kërkesën për shoqërim që ma kishit dërguar!

U ndjeva shumë i nderuar, u ndjeva shumë i emocionuar, u ndjeva shumë me fat, sepse kisha kënaqësinë dhe mundësinë të lidhja një shoqëri me njw njeri, të cilin e kam takuar në vitin e largët e vitin e madh për Kosovën, në vitin 1991, sepse në atë vit unë erdha në vizitë në shtëpinë Tuaj me shokët e bashkëveprimtarët Xhavit Hazirin, Ahmet Haxhiun, Arif Seferin dhe Xhavit Halitin, aty ishim të prirë e të shoqëruar nga djali Juaj, shoku e miku ynë i madh, shqiptari me kontribute të mëdha, Ai që për Kosovën ka dhënë shumë, e Kosova dhe populli shqiptar, do ti jetë mirënjohës përgjithmonë!

Erdhëm në vizitë në shtëpinë Tuaj, pas takimit që delegacioni i lartë i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës realizoi me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia!

Takimi me Ramiz Alinë ishte historik, sepse në atë takim u arrit marrëveshja e madhe, fillimi i ardhjes së organizuar për të ushtruar e për t’u përgatitur ushtarakisht për luftë të armatosur e çlirimtare kundër Serbisë pushtuese!

Djali Juaj, shoku e miku ynë Kristaq Porodini, ishte njëri prej figurave të mëdha që lëvizja politike ilegale dhe personalitet e saj udhëheqës nga Kosova, te Ai kanë pasur mirëpritësin e madh dhe drejtuesin e lartë të Shqipërisë që përcillte nga afër dhe në mënyrë permanente ngjarjet në Kosovë!

I dashur dhe shumë i nderuar Xhaxhi Odhise Porodini!

Unë për Ty ruaj dashuri e respekt të veçantë, ndonëse kurrë nuk të kam takuar prej vitit 1991, kur isha me shokë e bashkëveprimtarë në shtëpinë Tuaj në Tiranë!

Unë që kur isha në Tiranë prej vitit 1991 e deri para fillimit të luftës së UÇK-së, të vetmen telefonatë që e kamë bërë prej Kosovës në Shqipëri, ose prej Gjilanit në Tiranë, e kamë bërë me Ty në vitin 1991, kur të kam informuar se jemi kthyer të gjithë në Kosovë dhe se jemi të gjithë mirë dhe vazhdojmë me angazhimet tona!

Telefonatën e kamë bërë nga Posta e Gjilanit në shtëpinë Tuaj në Tiranë!

“…Alo, alo Xhaxhi Odhise, unë jam nga ata që ishim te shtëpia Juaj, të gjithë jemi kthyer, gjithçka është mirë!

Faleminderit për telefonatën, shëndet e suksese, ruajuni, të fala shumë, ishte përgjigjja Jote!

Xhaxhi të fala e mirupafshim!

Mirupafshim, ma ktheve!…”

E mbylla receptorin dhe me qetësi vëzhgova rreth e përqark, mos më ka përgjuar vallë ndonjë udbash, dola qetësisht nga Posta e Gjilanit dhe u zhduka rrugicave të qytetit!

Ishte ngjarje historike për mua edhe biseda me Ty, sepse Ti ishe dhe mbete figurë e madhe, partizan me armë në duar në LDB i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë!

Veteran i LANÇ-së dhe Veteran i Koalicionit Antifashist botërorë!

Ti ke qenë pjesë e frymëzimit tim në rrugën e luftës për liri dhe të pjesëmarrjes aktive me armë në duar në luftën e UÇK-së!

Jam me shumë fat që në jetën time të kam njohur e të kam takuar në moshën time 27-vjeçare në Tiranë, kur unë isha në vizitë zyrtare ilegale në shërbim të Atdheut, të luftës për liri për çlirim të Kosovës dhe viseve të saja nga pushtuesit serb!

Të përshëndes e të uroj gjithë të mirat, të uroj shëndet e suksese!

Të fala e shumë respekt!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 21 Shtator 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Briken Calja është renditur i treti në stilin e shkëputjes…