Në Shtime arrestohet një person për dhunë në familje
Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ,datë 20.03.2022 rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime është në rast i dhunës në familje.
Siç njoftohet, në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar .
Ai në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psiçike bashkëshortes së tij me inicialet A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare.
Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.