Ne si grup multietnik votojmë për shpërndarjen e Kuvendit
21 maj 2024
| 08:08
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do ta votojë.
Ajo ka thënë se nëse ka marrëveshje mes PDK-së dhe LV-së, grupi i saj parlamentar nuk ka arsye mos ta votojë një gjë të tillë.
“Do ta votoja shpërndarjen e Kuvendit. Ne si grup multi etnik, nëse është marrëveshje mes PDK-së dhe LV-ë, unë nuk kam pa arsye që na si komunitet me qenë kundër”, ka thënë Balje në Debatplus
Sipas saj, ajo dhe partia e saj do ta votojnë shpërndarjen e legjislaturës aktuale të Kuvendit në momentin që duhet.
“Unë personalisht me partinë time kemi marrë vendim që në momentin që duhet me votu unë kam me votu”, tha ajo.